loader image

Rreth nesh

Ne dallojmë nga të tjerët…

Një histori suksesi!

Windor Plast është themeluar në vitin 2003 dhe udhëhiqet nga pronari z. Burim Rrahmani.
Biznesi është themeluar për të prodhuar produkte nga plastika dhe alumini si: Dyer, dritare, roleta, fasada strukturale dhe gjysmë-strukturale.
Prodhimi zhvillohet me produkte kualitative dhe të garantuara nga markat e njohura me standarde Europiane.
Besueshmëria te klientët kanë bërë që prodhimet tona të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar!

Fillimisht prodhimet kanë depërtuar në: Gjermani, pastaj në Danimarkë, Zvicer, Francë, Austri etj.
Kështu që nga viti 2010 e tutje produktet tona janë shtrirë edhe në vendet e BE-së, me standartet e larta për kualitet dhe korrektësi!

Kompania jonë vazhdon prodhimin për Kosovë dhe për Europë me të njëjtat produkte që nga themelimi duke ju garantuar konsumatorëve kualitet, cilësi dhe korrektësi.

0 +
Projekte të realizuara
0 +
Vite eksperiencë
0 +
Klient të kënqur

Produktet nga PVC janë të prodhuesit TROCAL i cili është me origjinë nga shteti Gjerman dhe prodhimi i tijë daton që nga viti 1954. Ai gjithashtu është nga materialet e PVC më të garantuara dhe të vërtetuara me standardet më të larta. Për dallim nga disa prodhues tjerë të materialeve nga plastika, TROCAL selinë e prodhimit e ka vetëm në dy qytetet Gjermane: Troisdorf dhe Berlin, gjë që dëshmon qartë kualitetin e tijë!
Sa i përket produkteve të plastikës PVC ato duhet të jenë te mbushura me kuti të metalit prej 2mm deri 3mm.

Siguria

ka shumë rëndësi!

Sistemi i mbylljes së dyerve dhe dritareve është i rëndësisë së veçante dhe si e tillë ajo duhet të jetë nga prodhuesit më të mire! Ndërsa kur është fjala për prodhues më të mirë kompania jonë ka zgjedhur që nga themelimi i saj sistemin e prodhuesit SIEGENIA i cili daton që nga viti 1914.
Sistemet janë me më së paku 6 mbyllje ku 3 prej tyre janë “security”.
Gjithashtu këto sisteme janë të garantuara kundër hapjes me forcë nga persona të pa ftuar, mundësojnë mbyllje hermetike të derës apo dritares gjë e cila parandalon të ftohtin, zhurmën nga jashtë etj.

Ne ofrojmë

vetëm cilësi!

Prodhimet nga alumini janë të prodhuesve Grek me alumin cilësor dhe të garantuar.
Sistemet e Aluminit janë të prodhuesve nga Italia te cilat sisteme janë nga kualiteti i lartë.
Të gjitha prodhime tona janë të plotësuara me xham cilësor dhe të garantuar si Lowe, Solar, Ekologjik të cilët varësisht nga katër stinët e vitit ndryshon dhe e përmirëson gjendjen e dyerve dhe dritareve.

Kompania jonë po i mbushë 19 vite punë dhe mbi 25 vite përvojë pune!
Ajo sot ka zgjeruar hapësirën e prodhimit, ka rritur kapacitet e saja, ka shtuar numrin e të punësuarve dhe ka zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit dhe të klientëve të saj.
Kompania jonë përherë do jetë në shërbim të konsumatorëve të sajë.

Hidhni një sy

MARKAVE

Me të cilat ne bashkëpunojmë në prodhim